Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i marrëdhënieve diplomatike e ushtarake

Screenshot

17:12 | 24 Prill 2026
R J

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, në Tiranë.

Në takim, Rama tha se është biseduar për “lidhjen e ngushtë” mes dy vendeve, mes temave tjera.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e ShBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, shkroi Rama në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale