Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un nuk është parë në publik këto dy javët e fundit, duke e rritur edhe më tej frikën se vendi është duke u përgatitur për testimin e raketave të reja.
Diktatori në publik është parë për herë të fundit para dy javëve dhe për herë të fundit është parë pak para testimit të raketës balistike Hëasong-14 (ICBM), transmeton portali arbresh.info
Herën e fundit që ai është parë në publik ishte me 30 korrik, ku edhe u mbajt një festë për testimin e sukseshëm të raketave.
Data e mundshme për testimin e një raketë të re është 15 gushti, ditë e cila shënon lirimin e Gadishullit Korean nga Japonia gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kreu i CIA-s, Mike Pompeo, për FoxNews ka deklaruar se do të ‘habitej nëse Koreja Veriore do të kryente edhe një test të raketave balistike’.
Tensionet me SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur ndjeshëm që nga fundi i muajit korrik, kur edhe u testua raketa ndërkontinentale./Arbresh.info
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...