Autoritetet ruse kanë humbur sot kontaktin me një aeroplan të tipit An-24, në bordin e të cilit ndodheshin rreth 50 persona.
Ngjarja ka ndodhur në Lindjen e Largët të Rusisë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë aktivizuar menjëherë, ka bërë të ditur guvernatori i rajonit Amur, Vasily Orlov.
Sipas Ministrisë për Situata Emergjente, aeroplani operonte nën kompaninë ajrore rajonale “Angara” dhe u zhduk nga radarët teksa po i afrohej qytetit Tynda, në rajonin Amur, pranë kufirit me Kinën.
Guvernatori Orlov bëri të ditur se, sipas informacioneve paraprake, në bord ndodheshin 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, si dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
“Të gjitha forcat e nevojshme janë mobilizuar dhe janë vënë në kërkim të aeroplanit,” njoftoi Orlov përmes një postimi në Telegram.
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf