Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të enjten Sumyn, një rajon në verilindje të vendit. Ky është udhëtimi i tij i parë pranë kufirit me Rusinë, që kur trupat e Kievit organizuan një inkursion të fshehtë në rajonin Kursk, në fillim të gushtit.
Zoti Zelenskyy u takua me kolonel gjeneralin Oleksandr Syrskyi dhe më pas deklaroi se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në Kursk të Rusisë si dhe kanë kapur edhe më shumë robër lufte rusë, të cilët ai shpreson t’i shkëmbejë me ukrainasit e kapur nga Moska.
Ai i quajti robërit rus si “fondin e këmbimit” të Ukrainës.
Por përparimi i Kievit në Kursk– kapja e parë e një territori rus që nga Lufta e Dytë Botërore – kanë ardhur pasi Ukraina vazhdon të humbasë terren në rajonin e saj lindor, atë të Donetskut.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten se ushtria e saj kishte marrë kontrollin e fshatit Mezhove.
Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të enjten Ukrainën se po përpiqet të sulmojë stacionin bërthamor të Kurskut. Por udhëheqësi i Kremlinit nuk paraqiti asnjë provë mbi pretendimet e tij dhe nuk dha detaje të mëtejshme mbi sulmin e supozuar.
Ofensiva në Rusi ishte e para për Ukrainën në dy vjet e gjysmë luftë. Ukraina ka vënë shpesh në shënjestër objektet ushtarake ruse që përdoren për të drejtuar sulme me dronë dhe raketa kundër Ukrainës.
Zyrtarët në rajonin e Volgogradit të Rusisë jugore thanë të enjten se një dron ukrainas goditi një objekt ushtarak duke shkaktuar zjarr.
Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin./VOA/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...