Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se janë çliruar 1.015 vendbanime të cilat ishin marrë nën kontroll nga ushtria ruse që nga fillimi i luftës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një video-mesazh të publikuar, Zelenskyy vuri në dukje se në 24 orët e fundit është siguruar kontrolli në 6 vendbanime dhe se në këtë mënyrë ka arritur në 1.015 numri i vendbanimeve që janë rimarrë sërish nga forcat ruse që nga fillimi i luftës.
Presidenti ukrainas theksoi se në këto vendbanime ka filluar sërish furnizimi me energji elektrike, ujë, komunikim, transport dhe shërbimet sociale.
Zelenskyy tha se ushtria ukrainase po çliron gradualisht nga ushtria ruse zonat e banuara në rajonin Kharkiv. “Sigurisht që përkujtojmë çdo qytet të pushtuar Kherson, Melitopol, Berdyansk, Energodar, Mariupol dhe të gjitha qytetet e Donbasit. Çlirimi gradual i rajonit Kharkiv është dëshmi se nuk do t’i lëmë askënd armikut”, tha ai.
Ngushtica e Hormuzit – si arritëm deri këtu dhe dhe a ...
Moti sot me diell, temperaturat deri në 23 gradë
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...