Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Pragë, sipas pamjeve të transmetuara nga një rrjet televiziv lokal.
Në kryeqytetin çek, presidenti ukrainas pritet të takohet me homologun e tij dhe zyrtarë të tjerë, njoftoi një përfaqësues i presidentit çek.
Gjatë vizitës së tij, presidenti ukrainas do të falënderojë Petro Pavel për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kievin dhe luftën e tij kundër agresionit rus.
Presidenti Zelensky udhëtoi për në Sofje më herët gjatë ditës së sotme për të diskutuar anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe për të bërë thirrje për përshpejtimin e dërgesave të armëve në Ukrainë në mes të kundërofensive të Kievit kundër Rusisë./abcnews.al
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut