Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar t’i japë Ukrainës licenca për prodhimin e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.
Në një intervistë për Fox News, Zelensky tha se, përveç marrëveshjes me Trumpin, ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues të kompanive të mëdha amerikane të industrisë së mbrojtjes.
“Presidenti Trump pranoi të na japë licencat dhe më pas u takova me përfaqësues të prodhuesve, kompanive të rëndësishme ushtarake amerikane. Shpresoj se do të arrijmë në një prodhim të përbashkët”, tha ai.
Zelensky u shpreh gjithashtu se Rusia po pëson humbje të mëdha në luftë dhe se presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka më iniciativën.
“Putini humb rreth 30 mijë ushtarë në muaj. Janë humbje të mëdha, megjithatë ai nuk dëshiron ta ndalë këtë luftë. Prandaj iniciativa nuk është më në duart e Putinit”, deklaroi presidenti ukrainas.
Ai shtoi se Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane synojnë t’i japin fund luftës, ndërsa theksoi rëndësinë e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi si shumë pozitiv takimin e zhvilluar me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.
“Ishte një nder i madh të takohesha me presidentin e Ukrainës, Zelensky. Diskutuam shumë tema. Takimi shkoi shumë mirë”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...