Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Forcat Ajrore të ushtrisë ukrainase kanë pranuar aeroplanë të rinj luftarakë F-16.
“Aeroplanë tjerë F-16 kanë arritur në Ukrainë. Rusët po gënjejnë se kanë rrëzuar diçka – ata nuk kanë rrëzuar asgjë. Lajm i mirë është se disa F-16 kanë arritur në Ukrainë”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër qendra kundër dezinformimit njoftoi se pretendimet për rrëzim të F-16 mbi rajonin Sumy, janë të rreme. Madje thonë se ky lajm i rremë u përhap nga rusët në kanale të ndryshme në Telegram.
Në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Holanda ishin zotuar për dërgimin e F-16 në Ukrainë.
Në anën tjetër aeroplanët e parë që Ukraina i pranoi janë ata nga Holanda në tetor të vitit të kaluar, derisa tjerët priteshin të dorëzoheshin në fillim të shkurtit.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umierov ishte takuar me homologun belg Theo Francken, kah mesi i shkurtit për të diskutuar hapat e ardhshëm në implementimin e programit të F-16.
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...