Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se po përgatiten negociatat e radhës midis delegacioneve të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, të planifikuara për të dielën, 1 shkurt, sipas ”The Independent”.
Në një fjalim sot në mbrëmje, Zelensky tha se delegacioni ukrainas i raportoi detajet pas takimeve treplashe në Emiratet e Bashkuara Arabe më 23-24 janar.
Diskutimet përqendroheshin kryesisht te çështjet ushtarake, kontrolli dhe monitorimi për të lehtësuar përfundimin e luftës.
“Ukraina gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet në anën e paqes”, tha Zelensky duke theksuar se Rusia është arsyeja kryesore e vazhdimit të konfliktit.
Ai bëri thirrje për rezultate konkrete diplomatike dhe paralajmëroi partnerët ndërkombëtarë të mos e lejojnë Rusinë të përdorë negociatat për të shmangur presionin e nevojshëm.
Një nga çështjet më të ndjeshme mbetet territori, ku Ukraina insiston që çdo bisedë të nisë nga linja aktuale e kontaktit, ndërsa Rusia kërkon tërheqjen e trupave ukrainase nga pjesa e papushtuar e rajonit të Donetskut.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...