Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është nisur për në Buenos Aires për të marrë pjesë në betimin e presidentit të ri të Argjentinës, Javier Milei, tha zyra e tij.
Ky është udhëtimi i parë i liderit ukrainas në Amerikën Latine, ndërsa Kievi vazhdon të kërkojë mbështetjen e vendeve në zhvillim për luftën 21-mujore kundër forcave pushtuese të Rusisë, raporton Associated Press
Milei kandidoi në një platformë të politikës së jashtme pro-perëndimore, duke shprehur vazhdimisht mosbesim ndaj Moskës dhe Pekinit.
Zelenskyy i telefonoi Mileit menjëherë pas fitores elektorale të argjentinasit, duke e falënderuar për “mbështetjen e tij të qartë për Ukrainën”, të cilën ai e përshkroi në postimet në mediat sociale si ” të vlerësuar nga ukrainasit”./Arbresh.info
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë