Në prag të samitit të NATO-s, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, në një intervistë për Sky News, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të forcojnë sanksionet ekonomike ndaj kompanive ndërkombëtare që furnizojnë Rusinë me komponentë për raketa, të cilat po përdoren në sulmet ndaj Ukrainës.
“Komponentët për raketat e tyre dhe raketat janë sulmet më të dhimbshme – po vijnë nga vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, jo shumë, por duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar,” tha Zelenskyy.
“Është… kryesisht Kina, Tajvani, por edhe Evropa, gjithashtu Gjermania, gjithashtu Evropa Lindore”- shtoi ai.
Zelenskyy deklaroi se Ukraina ka identifikuar listat e kompanive të përfshira dhe ia ka dorëzuar ato partnerëve ndërkombëtarë, me kërkesën për vendosjen e sanksioneve të reja.
“Është me rëndësi jetike për ne, dhe po ua dorëzojmë këtë listë partnerëve tanë dhe po u kërkojmë atyre të zbatojnë sanksione. Përndryshe, rusët do të kenë më shumë raketa,” tha Zelensky.
Presidenti ukrainas ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm ndaj vetë aleancës së NATO-s, duke theksuar se rritja e shpenzimeve ushtarake nuk po ecën me ritmin e duhur përballë ambicieve afatgjata të Kremlinit.
“Sipas mendimit tim, kjo është e ngadaltë sepse ne besojmë se duke filluar nga viti 2030, Putini mund të ketë aftësi dukshëm më të mëdha.”
Zelenskyy shtoi se Ukraina aktualisht po përmban përparimin e ushtrisë ruse, por paralajmëroi se nëse agresioni nuk frenohet, mund të përhapet në Evropë.
“Sot, Ukraina po e pengon. Putini nuk ka kohë të stërvitë ushtrinë dhe të gjithë po shkatërrohen dhe shfarosen në fushën e betejës,” tha Zelensky.
Në përfundim, Zelenskyy u shpreh se ekziston rreziku real që Rusia të tentojë një sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s brenda pesë viteve të ardhshme.
Intervista e plotë me presidentin ukrainas pritet të transmetohet më vonë gjatë ditës./euronews
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...