Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për vendimin e tij për të refuzuar ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për të udhëtuar në Moskë, ku do të diskutonin një marrëveshje të mundshme paqeje.
Në një intervistë për ABC News, Zelensky tha se nuk e sheh të mundur një takim në këto kushte.
“Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im sulmohet çdo ditë me raketa dhe bombardime. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e një terroristi”, deklaroi Zelensky. Ai shtoi se, “ai mund të vijë në Kiev”, duke iu referuar presidentit rus. Sipas Zelenskyt, Putin e di shumë mirë këtë”, tha ai.
Gjatë intervistës, presidenti ukrainas theksoi disa herë se Putin nuk ka një interes të vërtetë për të realizuar një takim, duke qenë se lufta në Ukrainë vazhdon ende.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar më herët se “kurrë nuk ka qenë kundër një takimi me Zelenskyn”.
“Nëse Zelensky është i gatshëm, le të vijë në Moskë”, kishte thënë Putin të mërkurën. “Ky takim do të ndodhë”, kishte shtuar ai.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur si prioritet të tij një takim mes dy liderëve, në përpjekje për të ndërmjetësuar për një marrëveshje paqeje.
“Në fund, do t’i fus të dy në një dhomë”, kishte deklaruar Trump në gusht për Fox News.
Trump kishte planifikuar organizimin e një takimi trepalësh mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës gjatë samitit që zhvilloi muajin e kaluar në Alaskë me presidentin Putin. Ai më pas deklaroi se një takim dypalësh mes Putinit dhe Zelenskyt do të pasonte pasi presidenti ukrainas të vizitonte Shtëpinë e Bardhë.
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...