Zelensky pritet nga kancelari Merz në Berlin, masa të rrepta të sigurisë

14:28 | 13 Gusht 2025
E.H

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur në Berlin.

Ai është mirëpritur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, me të cilin pritet të zhvillojë takim, transmeton Telegrafi.

Dyshja pritet të marrin pjesë edhe në një bisedë telefonike me liderët e tjerë evropianë, para se t’ju bashkohet atyre edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance.

Megjithatë ajo çfarë ra më shumë në sy me të arritur në kryeqytetin gjerman, ishin forca të shumta të policisë, që ishin angazhuar për t’u kujdesur që gjithçka që shkojë si është më së miri.

Policë u panë më motor uji në lumin Spree, derisa snajperistë ishin pozicionuar në kulmin e ndërtesës ku qëndron kancelari gjerman. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme