Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur optimist se lufta në Ukrainë mund të marrë fund me ndihmën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky falënderoi Trumpin për mikpritjen dhe e uroi për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
“Mendoj se me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë,” tha ai, duke shtuar se Rusia “nuk po arrin shumë suksese në fushëbetejë”, shkruan BBC News.
Zelensky po ashtu bëri të ditur se ka zhvilluar takime me kompani energjetike amerikane, të cilat janë të gatshme të investojnë në Ukrainë pas përfundimit të luftës.
Para nisjes së pyetjeve nga gazetarët, Trump e komplimentoi presidentin ukrainas për “xhaketen shumë stil”.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...