Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë dhe do të shkaktojë një konflikt global nëse nuk ndalet së shpejti, ka paralajmëruar presidenti ukrainas Volodymyr Zekensky.
Presidenti i Ukrainës po fliste për gazetën amerikane CBS përpara sulmit shkatërrues të Rusisë në Sumy, i cili vrau 34 persona.
“Nëse nuk qëndrojmë të vendosur, ai do të përparojë më tej”, citohet të ketë thënë Zelensky. “Nuk janë thjesht spekulime të kota; kërcënimi është real. Qëllimi përfundimtar i (Vladimir) Putinit është të ringjallë perandorinë ruse dhe të rimarrë territoret aktualisht nën mbrojtjen e NATO-s. Duke marrë parasysh të gjitha këto, unë besoj se mund të përshkallëzohet në një luftë botërore”, ka thënë më tej ai.
Ai shtoi: “Nuk do të ketë një vend të sigurt, nuk do të ketë një vend të sigurt për (askënd)”.
Mediat e huaja shkruajnë, Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Donald Trump, ka kërkuar të mbajë kanalet diplomatike të hapura me Rusinë, duke pretenduar muajin e kaluar se Putini “dëshiron paqe”.
Kur u pyet për ambiciet territoriale të presidentit rus përtej Ukrainës, Witkoff u përgjigj: “Unë thjesht nuk shoh se ai dëshiron të marrë të gjithë Evropën”.
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...