Në kundërshtim me planin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk mori pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit “Karlo i Madh” në qytetin gjerman Aachen.
Sipas informacioneve nga Der Spiegel, për shkak të kërcënimit të një sulmi rus në Sumy, ai u kthye drejtpërdrejt nga Berlini në Kiev.
Dy vite më parë, ai e mori personalisht Çmimin “Karlo i Madh” në Aachen. Kësaj radhe, Zelensky kishte planifikuar të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit, i cili iu dorëzua presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas bisedimeve politike në Berlin, ai kishte planifikuar të vazhdonte udhëtimin drejt Rajnës. Megjithatë, sipas medias gjermane, planet e tij të udhëtimit ndryshuan papritur. Për shkak të situatës serioze në Ukrainë, Zelensky nuk udhëtoi nga Berlini në Dyseldorf dhe pastaj në Aachen, por, sipas burimeve të sigurisë, u kthye menjëherë në Kiev.
Arsyeja kryesore ishte grumbullimi i forcave ruse pranë qytetit Sumy. Zelensky, sipas të gjitha gjasave, e konsideroi të papërshtatshme pjesëmarrjen në një aktivitet solemn jashtë vendit, duke pasur parasysh situatën aktuale. Sipas burimeve ukrainase, Rusia ka grumbulluar rreth 50 mijë ushtarë për një ofensivë të mundshme në rajonin verilindor të Ukrainës./abcnews
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit