Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se më shumë se 100,000 njerëz në qytetin e Mykolaiv kanë mbetur pa ngrohje për shkak të goditjeve të dronëve rusë “Shahed” në infrastrukturën e qytetit.
“Ky është një qytet i zakonshëm ukrainas, infrastrukturë civile. Kjo është një tjetër dëshmi se Rusia po lufton kundër popullit tonë dhe jetës së përditshme. Kjo nuk bëhet nga ata që me të vërtetë duan të vendosin paqen dhe po përgatiten për negociata,” tha Zelensky në kanalin e tij Telegram.
Ai shtoi se riparimet janë duke u zhvilluar për të rivendosur ngrohjen në qytet.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerët tanë për të forcuar mbrojtjen kundër këtyre sulmeve. Gjithashtu, të gjithë partnerët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë aktive me njëri-tjetrin për të parandaluar që Rusia të zgjasë këtë luftë.
Ne duhet të bëjmë presion mbi Moskën për të bërë paqe”, theksoi Zelensky.
Ushtria ruse bombardoi Mykolaiv gjatë natës, duke plagosur një person dhe duke dëmtuar infrastrukturën kryesore, pesë ndërtesa banimi, dyqane dhe një restorant./abcnews.al
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK