Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për rimëkëmbjen e vendit, pas katër muajve luftime të ashpra kundër forcave ruse.
“Është e nevojshme jo vetëm që të rikuperohet ajo çfarë është shkatërruar nga okupatori, por edhe të krijohen themelet e reja për jetën tonë; të sigurtë, moderne dhe të rehatshme”, tha Zelensky gjatë adresimit të tij më të fundit, Sky News.
Sipas tij, kjo kërkon “investime kolosale, miliarda dollarë, teknologji të re, praktikë të mirë, institucione të reja dhe natyrisht reforma”, shtoi ai.
“Pavarësisht sa vështirë e kemi sot, duhet mbajtur në mend se do të vjen e nesërmja”, tha ndër tjera presidenti ukrainais.
Ndryshe, nesër do të duhej të mbahej në Lugano të Zvicrës takimi i 40 vendeve donatore potenciale, ku qeveria ukrainase synon që për herë të parë të paraqet prioritetet për rimëkëmbjen e vendit. /arbresh.info/
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...