Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se do të pranonte një ndeshje boksi me Putinin. “Gjithmonë gati,” tha ai për kanalin televiziv francez TF1. Pyeta erdhi pasi gazeta Le Monde raportoi se presidenti francez Emmanuel Macron i kishte thënë Putinit se do të stërvitej me boks.
Ky i fundit ia kishte kthyer që të imagjinonte sikur po grushtonte Zelensky-n. “Një burrë i vërtetë, nëse dëshiron t’i thotë diçka dikujt, ose nëse dëshiron – si t’i thotë, godet me grusht në fytyrë – ai e bën vetë dhe nuk dërgon asnjë ndërmjetës.” A është gati për një duel me Putinin 70-vjeçar?
“Nesër, nuk më intereson”, tha Zelensky duke qeshur. “Ky atëherë do të ishte samiti i fundit për presidentin e Federatës Ruse,” vazhdoi ai.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron