
In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses the nation in Kyiv, Ukraine, late Monday, March 7, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)
Në fjalimin e tij të përnatshëm drejtuar kombit, Presidenti ukrainas, Volodymr Zelenskyy tha se nëse Rusia nuk arrij të ndjekë një marrëveshje paqeje, ajo duhet përgjithmonë të largohet nga komuniteti ndërkombëtar.
“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë realisht paqen ose si rezultat i kësaj lufte Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare,” tha ai, tranmseton portal arbresh.info
Duke folur për goditjet në rritje të Rusisë në lindje dhe jug, ai tha: “I gjithë ky aktivitet i ethshëm i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre”.
“Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh… trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën”, shtoi ai.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një embargo totale të naftës ruse, duke thënë: “Bashkimi Europian duhet të ndalojë sponsorizimin e makinës ushtarake të Rusisë”./arbresh.info/
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...