Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se artileria perëndimore që shteti i tij ka marrë ka nisur të kryej punën “fuqishëm”.
Këto deklarata, Zelensky i bëri gjatë fjalimit të tij përmes video-mesazhit të kësaj nate, ku tha se saktësia e armëve ishte pikërisht ashtu siç pritej.
“Mbrojtësit tanë bëjnë goditje shumë të dukshme në depo dhe pika të tjera të rëndësishme për logjistikën e pushtuesve. Dhe kjo zvogëlon ndjeshëm potencialin sulmues të ushtrisë ruse. Humbjet e pushtuesve do të rriten vetëm çdo javë, si dhe vështirësia e furnizimit të tyre”, është shprehur Zelensky, shkruan CNN.
Kujtojmë se më herët, Zelensky u ankua se një sulm raketor rus shkatërroi një universitet në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv./kk/
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...