Përderisa ne presim edhe 12 orë për të festuar arritjen e Vitit të Ri 2021, në Zelandë të Re ai veçse ka filluar.
Dhe një festë e tillë vjen në një moment jo të lehtë për botën, pas përballjes me virusin vdekjeprurës që shkakton sëmundjen COVID-19.
Siç edhe shihet në pamje, Zelanda e Re, ndonëse jo me turma të mëdha njerëzish, Vitin e Ri e ka mirëpritur me një shfaqje fishekzjarresh.
Ndryshe, Zelanda e Re ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet pasi së fundmi nuk raportoi asnjë rast aktiv në vend me coronavirus.
Sipas rregullave të reja, distancimi shoqëror nuk kërkohet dhe nuk ka kufizime në tubimet publike, por kufijtë mbeten të mbyllur për të huajt.
Zelanda e Re me popullatë prej rreth pesë milionë banorë ka regjistruar rreth 1,150 raste me coronavirus gjersa 22 persona kanë vdekur që kur virusi arriti në fund të shkurtit.
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...