Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, nuk ka mundur ta fshehë trishtimin për viktimat e luftës që ka shpërthyer në Izrael. Në pamundësi për t’i mbajtur lotët, ai i kërkoi falje gazetares.
Kur gazetarët përshkruan imazhet që tregonin gra dhe fëmijë të mbuluar me gjak, Kirby nuk mundi ta mbante veten.
Duke ndaluar për disa sekonda përpara se të fillonte përgjigjen e tij, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se “është shumë e vështirë të shohësh këto imazhe”.
“Janë njerëz, po flasim për të afërmit, kushërinjtë, vëllezërit, të dashurit. Po flasim për humbje njerëzore. Është e vështirë dhe unë kërkoj falje”, tha ai./euronews
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri