Në Pluton ndodhet një oqean nën sipërfaqen e ngrirë, njësoj si në hënën e Jupiterit, Europa dhe atë të Saturnit, Ençelado, sipas studimit të publikuar në revistën “Nature Geoscience” nga grupi i universiteteve japoneze të Hokaidos, Kobes dhe Osakas, si dhe të Institutit të Teknologjisë në Tokio.
Ky studim është fryt i simulimeve me kompjuter të bazuara në të dhënat e mbledhura nga sonda e NASA-s, “New Horizons”, që në vitin 2015 shkrepi fotot e para nga afër të Plutonit.

Sipas autorëve të kërkimit, oqeani i Plutonit është i mbështjellë dhe i mbrojtur nga një kafaz prej metani në gjendje të gaztë, që shërben si izolues termik mes sipërfaqes së akullt dhe liqenit nëntokësor, duke e mbrojtur nga ngrirja.

Për planetologët japonezë, ky studim tregon se prania e oqeaneve nëntokësor në Sistemin Diellor është më i zakonshëm nga sa mendohej, duke e bërë më të mundshme praninë e formave të jetës./tch

Peleshi vizitë zyrtare në Irlandë, takohet me homologen Murp...
Aksident me fatalitet në Gjakovë: U përplas me shtyllë elekt...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Shfaqet një baner i madh e mbështetës për krerët e UÇK-së në...
QKUK realizon me sukses operacionin për heqjen e plumbit nga...
2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KF...