Dy varre masive janë zbuluar në qytetin e çliruar së fundmi të Lyman në Ukrainën lindore.
Guvernatori rajonal i Donetsk, Pavlo Kyrylenko, tha se në Lyman aktualisht dihen dy varre me mbi dyqind varre, shkruan Skynews.
“Në Lyman dhe Sviatohirsk filloi zhvarrosja dhe rivarrimi i atyre që vdiqën gjatë okupimit. Në Lyman aktualisht dihen dy varrime, njëri prej tyre ka rreth dyqind varre, sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për varre të vetme ku janë varrosur civilë”.
“Në një zonë tjetër është një varr masiv, në të cilin sipas të dhënave operative mund të ketë edhe ushtarakë edhe civilë, numri i saktë ende nuk është përcaktuar.
“Tashmë oficerët e rendit janë duke i hetuar këto vende dhe së shpejti do të fillojnë procesin e zhvarrimit”./arbresh.info/

Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...