Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen nënvizoi rëndësinë për të reaguar shpejt dhe për të miratuar sa më shpejt planin e rimëkëmbjes prej 1,900 miliardë dollarësh, prezantuar nga Joe Biden, përfitimet afatgjata të të cilit do të tejkalojnë shumë kostot.
“Ne duhet të reagojmë tani dhe përfitimet e një veprimi të menjëhershëm do të jenë shumë më të mëdha sesa kostot afatgjata”, theksoi ajo për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë pas një takimi me presidentin.
“Kostot e mosveprimit do të jenë shumë më të larta se kostot e veprimit, një veprimi të fortë”, shtoi ajo ndërkohë që një pjesë e republikanëve janë kundër një shpenzimi të tillë.
“Ekonomistët bien dakord që pa ndihmë të re, shumë më tepër njerëz do të humbin biznesin e tyre të vogël, çatinë e tyre mbi kokë dhe aftësinë e tyre për të ushqyer familjet e tyre. Dhe ne duhet t’i ndihmojmë ata para se virusi të jetë nën kontroll, ndërsa gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen”, nënvizoi sekretarja e Thesarit.
Administrata e re shpreson të ketë sukses në bindjen e zyrtarëve të zgjedhur të Kongresit për të miratuar shpejt këtë plan emergjence, i cili përfshin kontrolle të reja për familjet, të drejta të zgjatura të papunësisë, por edhe fonde për të ndihmuar qytetet dhe shtetet e vendit për të rihapur shkollat dhe për të shpejtuar ritmin e testimit dhe imunizimit.
Ky plan urgjent do të pasohet nga një plan investimesh, që nuk është prezantuar ende dhe do të krijojë miliona vende pune të mirë paguara./ATSh/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...