Një afgan 19-vjeçar i cili theri dy turistë amerikanë në Amsterdam është qëlluar për vetëm nëntë sekonda pasi nisi sulmin e tij, bën të ditur shefi i policisë.
Komisari Pieter-Jaap Aalbersberg tha se një “snajper” special ishte duke parë të dyshuarin ku ai nxori një thikë në stacionin qendror të Amsterdamit, transmeton portali arbresh.info.
Pak momente më pas adoleshenti Jawed S u qëllua në ije, tha ai.
Avokati i të dyshuari ka zbuluar që sulmuesi kishte pritur të vdiste gjatë sulmit.
Jawed S, një azilkërkues i cili mbërriti në Gjermani më 2015, kishte udhëtuar me tren në Amsterdam të premten.
Autoritetet gjermane thonë se u njoftuan në shkurt se ai ishte bërë i radikalizuar ndërsa jetonte në një strukturë rinore.
“Klienti im duket se ka bërë supozimin se ai nuk do të mbijetojë në sulmin e tij, sepse një amanet u gjet në shtëpinë e tij në Gjermani”, tha avokati Simon van der Woude.
Ai besonte se adoleshenti kishte vepruar si reagim ndaj një konkursi karikaturash të propozuar nga politikani anti-islam Geert Wilders, si dhe një video më herët që përfshinte Profetin Muhamed./Arbresh.info/
“Ju kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, Osmani thirrje mër...
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...