Xhihadistët francezë që iu bashkuan grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak kanë marrë përfitime sociale.
Sipas Le Figaro është gjetur se pagesat e mirëfillta të mirëqenies ndaj xhihadistëve arrijnë deri në 2 milionë euro, ndërsa rreth 500 mijë kanë ardhur nga Franca, transmeton portali arbresh.info
Rreth 420 pagesa mashtruese të beneficioneve shtetërore të bëra nga xhihadistët janë zbuluar gjatë vitit të kaluar, thekson policia franceze.
Paratë kanë kaluar përmes një rrejti ndërkombëtar të fondeve dhe si ndërmjetësues janë gjetur së paku 120 turq dhe libanezë.
Le Figaro thekson se të familjarët e xhihadistëve kanë përdorë dokumente indentiteti me fotografi për të kërkuar para nga qendrat e sigurimeve shoqërore, të cilat më vonë u bartën në zonat e luftës.
Sipas Ministrisë së mbrojtjes franceze, rreth 500 xhihadistë francëze kanë marrë në luftat e ISIS-it në Siri dhe Irak.
Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb tha në gusht se 217 shtetas francezë të rritur dhe 54 të mitur janë kthyer në vend nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...