Një xhami në Londër është kthyer në një pikë të përkohshme vaksinimi për fëmijët dhe ata mbi 68 vjeç.
Të gjithë këta do të marrin vaksinën AstraZeneca, shkruajnë mediat britanike, transmeton portal arbresh.info
Vendimi u mor tre ditë pasi shërbimet shëndetësore në komunën London të Toëer Hamlets njoftuan se vetëm tre nga 200 qytetarët që ata kontaktuan iu përgjigjën thirrjes për vaksinim, i tha Guardian Asad Jaman, një zyrtar i komunitetit mysliman në Londrën Lindore.
“Ne u thamë njerëzve se është gjëja e duhur që të marrin vaksinën, sepse ndihmon jo vetëm veten tonë, por edhe komunitetin. Si myslimanë, është e rëndësishme të shpëtojmë jetën e njerëzve”, tha Jaman.
Britania e Madhe ka përjetuar një numër të madh infeksionesh dhe humbje jetësh nga koronavirusi, ndërsa është duke përballuar edhe një lloj të ri të koronavirusit, i cili konsiderohet shumë më ngjitës se koronavirusi i shfaqur në fillim./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”