Me ftesë të veçantë të ministres së re të Mbrojtjes së Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka do të marrë pjesë sot në mbrëmje, në ceremoninë e përcjelljes së ministres së sapodorëhequr të Mbrojtjes të Gjermanisë Ursula von der Leyen, e cila u zgjodh presidente e Komisionit Evropian.
Në ceremoninë ushtarake me traditë 200-vjeçare, që u rezervohet personaliteteve më të spikatura të politikës do të marrin pjesë bashkëpunëtorët dhe miqtë më të afërt të ish-ministres Ursula von der Leyen.
Vetëm pak javë përpara se të zgjidhej në detyrën më të lartë të Bashkimit Evropian, znj. von der Leyen, në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, priti në një vizitë zyrtare në Berlin ministren Xhaçka. Në ceremoni do të jetë e pranishme edhe kancelarja Merkel, e cila do të mbajë fjalën e rastit. Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë detyrën më datë 1 nëntor 2019.
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...