Më shumë se 21,000 emajle të “verifikuara” që thuhet se lidhen me fushatën presidenciale franceze të Emmanuel Macron janë publikuar nga WikiLeaks.
Organizata e kabllogrameve pretendon se grumbullimi i 21,075 emaileve, që datojnë nga marsi 2009 deri në prill 2017, janë verifikuar në mënyrë unike përmes sistemit të saj DKIM, transmeton portali arbresh.info.
Një arkiv i plotë prej 71,848 emailesh me 26,506 bashkëngjitje nga 4,493 dërgues unik është dhënë për kontekstin, sipas një deklarate të WikiLeaks.
“Ndërsa emailet shpesh janë në zinxhirë dhe përfshijnë pjesë të njëri-tjetrit, zakonisht është e mundur të konfirmohet integriteti i emailave të tjerë në zinxhir si rezultat i emaileve të verifikuara të DKIM-it brenda saj”, thuhet në deklaratë./Arbresh.info
https://twitter.com/wikileaks/status/891955989620150272?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F398053-wikileaks-macron-campaign-emails%2F
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...