Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë të shtunën se shteti rus është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë në kohët e fundit.
“Në orët e ardhshme, besnikëria e forcave ruse të sigurisë dhe sidomos e Gardës Kombëtare të Rusisë, do të jetë kyçe rreth asaj se si do të zhvillohet kriza”, ka thënë ministria britanike përmes një deklarate.
Shërbimet e Inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thonë se disa njësi Wagner “po lëvizin në veri përmes rajonit Vorenezh , pothuajse me siguri duke synuar të shkojnë në Moskë”.
Vorenezh shtrihet në gjysmë të rrugës midis kryeqytetit Moskë dhe Rostov-on-Don, qyteti rus që grupi mercenar Wagner pretendon se tani e kontrollon. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Wagner “pothuajse me siguri” ka pushtuar vendet kryesore në Rostov-on-Don./euronews
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...