Vullkani Kilauea në Hawaii ka shkatërruar 26 shtëpi derisa ka nxjerr llavë qindra metra në ajër, duke lënë të shqetësuar banorët për atë se sa do të zgjasë evakuimi i tyre, raporton AP.
Zyrtarët e Hawaii kanë thënë se katër zona të paspecifikuara janë mbuluar me llavë.
Rreth 1,700 banorë që janë evakuuar, janë lejuar të kthehen shpejt në shtëpitë e tyre për të marrë kafshët shtëpiake, ilaqe dhe produkte tjera të nevojshme.
Zyrtarët kanë thënë se banorët mund të shkojnë për kohë të shkurtër në shtëpitë e tyre derisa autoritetet të deklarohen se cilat zona janë të sigurta.
Llava është shpërndarë në një territor prej 36,000 metrash katrorë, ndonëse me shpejtësi të ngadalësuar.
Ende nuk ka informacione se për çfarë periudhe vullkani do të jetë aktiv.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...