Kështu i tha zëvendëskryeministri Aleksandër Vulin, ministrit të Punëve të Jashtme në Moskë, Sergei Lavrov, gjatë një takimi të zhvilluar me të në Rusi.
Vulin, prorus i deklaruar dhe i sanksionuar nga SHBA, siguroi aleatin e tij se Beogradi nuk do të bëhet pjesë e sanksioneve kundër Kremlinit.
Në një njoftim të qeverisë serbe thuhet se të dy zyrtarët u pajtuan se bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është shumë i mirë dhe se po zhvillohet në të gjitha nivelet, para së gjithash falë marrëdhënieve miqësore dhe të përzemërta mes Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij rus Vladimir Putin.
Zv/kryeministri Vulin “i shprehu gjithashtu mirënjohjen Rusisë dhe ministrit Lavrov, siç thuhet, për qëndrimin parimor për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbështetjen e tyre vetëmohuese në luftën e popullit serb kundër rezolutës për Srebrenicën.
Vizita e zëvendëskryeministrit serb Vulin në Rusi është e dyta që kur ai u emërua në këtë post në pranverën e këtij viti./A2CNN
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...