Një gjermane që punonte për një organizatë ndërkombëtare të bamirësisë është vrarë në Kabul, dhe një tjetër grua nga Finlanda është rrëmbyer.
Incidenti vjen pas disa sulmeve vdekjeprurëse të talibanëve ndaj postblloqeve të policisë, ku kanë mbetur rreth 20 oficerë të vdekur, transmeton portali arbresh.info.
Gruaja gjermane u vra nga sulmues të panjohur në kryeqytetin afgan, Kabul, konfirmoi Ministria e Jashtme gjermane, sipas agjencisë së lajmeve DPA.
Një grua tjetër, nga Finlanda thuhet se është rrëmbyer, njofton zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Najib Danish.
Të dyja gratë ishin në një bujtinë në Kabul dhe punonin për organizatën suedeze të ndihmave “Operation Mercy”.
Në sulmin në bujtinë, një roje private të sigurisë iu pre koka nga sulmuesit. Danezët nuk kanë treguar nëse ka pasur një motiv terrorist apo ndonjë arsye tjetër kriminale pas sulmit./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...