Një oficer i lartë ushtarak rus ka humbur jetën sot pas një shpërthimi të ndodhur në një automjet në qytetin Balashikha, në rajonin e Moskës.
Raportohet se bëhet fjalë për Jaroslav Moskalik, zëvendësshefi i Drejtorisë së Përgjithshme Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë.
Pamjet e para tashmë janë publikuar në rrjetet sociale teksa shihet duke u djegur një veturë, shkruan skynews.
Agjencia Reuters nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto raportime.
Autoritetet ruse deri tani nuk e kanë komentuar zyrtarisht ngjarjen dhe as nuk e kanë konfirmuar identitetin e oficerit të vrarë.
Media ruse Baza, e cila pretendohet se ka burime në shërbimet e sigurisë, ka raportuar se një bombë ishte vendosur në një automjet të parkuar dhe ishte aktivizuar me telekomandë në momentin kur oficeri, i cili banonte pranë, po kalonte pranë mjetit. /Telegrafi/
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...