Një person nga Kosova i moshës 30 vjeçare është vrarë në mesnatën e së enjtes në Hannover të Gjermanisë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një zënke të mëhershme në mes të disa personave, ndërsa sipas mediave gjermane dëshmitarët kanë dëgjuar të paktën një të shtënë që është shkrepur nga arma e zjarrit.
Sipas tyre të shtënat kanë ardhur nga makinë Mercedes-Benz dhe pas të shtënave, makina Porsche që drejtohej nga kosovari, është përplasur dhe pavarësisht përpjekjeve për ta kthyer në jetë ai vdiq.
Policia e Hannoverit në një deklaratë për media thuhet se dyshohet se janë përfshirë më shumë se dy persona.
“Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz ka ikur në këmbë pas incidentit, derisa një kontroll i menjëhershëm i policisë nuk ka rezultuar i sukseshëm”.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...