Një gazetare ruse që raportonte nga Kievi është vrarë si pasojë e bombardimeve të Rusisë në kryeqytetin ukrainas.
Oksana Baulina po filmonte shkatërrimet pasi forcat ruse bombarduan zonën Podolsk të Kievit, shkruan cnn.
Nga bombardimet është vrarë edhe një civil, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.
Gazetarja Oksana Baulina ka punuar më parë me një fondacion të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe është larguar nga Rusia për shkak të punës me Navalnyn, i cili është kundërshtar i qeverisë së Putin. /arbresh.info/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa