Televizioni shtetëror sirian ka publikuar lajmin se kreu i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili kryeson listën e terroristëve më të kërkuar në botë, është vrarë gjatë ditës së djeshme nga një sulm ajror.
Ndërkohë ashtu siç shkruan edhe Mail britanik, kjo nuk është hera e parë që mediat publikojnë lajmin e vrasjes se kreut të ISIS dhe shumë ekspert janë shprehur se ka shumë gjasa që një lajm i tillë të mos jetë i vërtetë.
Gazeta britanike shkruan se do të ishte në favor të regjimit të Assadit ta konfirmonte si të vërtet këtë lajm.
Raportimet e fundit për vrasjen e kreut të të ashtuquajturit Shtet Islamik, thonë se al-Bagdad është vrarë në qytetin e Raqqa, i cili njihet edhe si kryeqyteti i Shtetit Islamik.
Nga ana tjetër, aktivistët sirian “Raqqa24”, raportuan një sulm ajror mbi Raqqa, ku mbetën të vrarë 7 civilë, por në raportimet e tyre nuk përmendet vrasja e kreut të ISIS-it.
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...