Pesë ushtarë izraelitë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga një bombë e vendosur përskaj një rruge në Beit Hanoun të Gazës natën e kaluar, njoftoi ushtria izraelite.
Pesë ushtarët e vrarë u identifikuan si:
Rreshter Stafi Meir Shimon Amar, 20 vjeç, nga Jerusalemi;
Rreshter Moshe Nissim Frech, 20 vjeç, nga Jerusalemi;
Rreshter i Klasës së Parë (reservist) Benyamin Asulin, 28 vjeç, nga Haifa;
Rreshter Stafi Noam Aharon Musgadian, 20 vjeç, nga Jerusalemi;
Rreshter Stafi Moshe Shmuel Noll, 21 vjeç, nga Beit Shemesh.
Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, ushtarët e këmbësorisë u goditën nga një bombë e vendosur përskaj një rruge pak pas orës 22:00 të hënën, gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanoun. Ushtarët po operonin në këmbë dhe nuk ndodheshin brenda ndonjë automjeti, raporton The Times of Israel, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë përpjekjeve për t’i tërhequr viktimat, forcat izraelite u ballafaquan me zjarr, sipas hetimit.
Në mesin e të plagosurve, thuhet se dy janë në gjendje serioze.
Ushtria tha se zona ku ndodhi sulmi ishte vënë në shënjestër nga ajri para se të fillonin operacionet e trupave në atë pjesë.
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...