Zyrtarë të ushtrisë amerikane konfirmuan vdekjen e katër këshilltarëve të lartë të Shtetit Islamik gjatë një sulmi ajror të zhvilluar më 11 korrik në Afganistanin verilindor, gjatë të cilit u vra edhe udhëheqësi kryesor i grupit terrorist.
Sulmi ajror me dron goditi shtabin e ISIS-it në provincën Kunar, në kufi me Pakistanin, duke eliminuar kështu Abu Sayed, emir i degës së Shtetit Islamik në provincën Khorasan, njofton Zëri i Amerikës.
Një deklaratë e lëshuar sot nga ushtria amerikane bën të ditur emrat e katër këshilltarëve të lartë të ISIS-it: Sheik Ziaullah, Mulawi Hubaib, Haji Shirullah, dhe Assadullah.
Në periudhën kur u zhvillua sulmi, ushtria amerikane pati konfirmuar vdekjen e komandantit Sayed, por nuk pati dhënë detaje të mëtejshme për personat e tjerë të vrarë gjatë sulmit ajror.
Haxhiu reagon pas sulmit në Skendera
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...