Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi, ku një 47-vjeçar, polic në shërbim të ish-kryeministrit grek Kostas Simitis, ekzekutoi bashkëshorten, vjehrrën dhe vajzën e tij 4-vjeçare, e në fund u vetëvra me pistoletën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Ajos Anaragjiros” të kryeqytetit grek, Athinë.
Trupat e viktimave u gjetën gjatë paradites së të hënës në banesën e çiftit, pasi fqinjët u shqetësuan për ta dhe njoftuan policinë, transmeton Tch.
Sipas njoftimit të policisë, autor i ngjarjes është drejtues i lartë policie. Ai shërben në Parlamentin grek, në sigurinë e ish-kryeministrit grek Kostas Simitis.
Ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë, ndërkohë që fqinjët flasin për një person të qetë, që nuk kishte shkaktuar kurrë probleme.
Bashkëshortja viktimë e ngjarjes tragjike punonte si mjeke. Dëshmitarë thanë se, mes çiftit nuk dukej të kishte divergjenca ose mosmarrëveshje.
Vendngjarja u ekzaminua edhe prej mjekut ligjor, i cili tha se viktimat kishin plagë plumbi në kokë. Mësohet se para 9 muajsh, autori ishte ekzaminuar në kontrollet rutinë të policisë prej psikologut, i cili aprovoi edhe lejen e posaçme të armatimit për të./TCH
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...
Monedha e re: Bullgaria kalon në euro
Për vitin 2026, Papa Leoni bën thirrje për paqe
Drita “shndërriti” në vitin 2025, u shpall kampion në Kosovë...
“Jemi shumë sevdali” – Si festohet Viti i Ri në familjen e p...