Një përplasje diplomatike është verifikuar këtë të shtunë mes Italisë dhe Libisë, dikur dy vende me lidhje të forta ekonomike.
Shkak është bërë një reagim i qeverisë së Tripolit që ka bërë përgjegjëse direkte palën italiane për vrasjen e kryebosit të trafikut të qënieve njerëzore nga Lindja e Mesme drejt Evropës.
Salah Al Maskhout, në krye të një milicie të armatosur dhe i konsideruar nga mediat libiane si bosi i skafistëve, u ekzekutua një natë më parë në Tripoli nga një grup personash të armatosur, që nga mënyra e veprimit konsiderohen profesionistë.
Presidenti i Kongresit libian, Nuri Abu Sahmain ka akuzuar “forcat speciale italiane” për këtë vrasje.
Ndërkohë, mediat libiane, të cilat më herët raportuan për ekzekutimin e Maskhout, shkruajnë edhe për lidhje të bosit të trafikut me vetë kreun e Kongresit.
Nuk ka munguar ndërkohë reagimi i Romës zyrtare. Ministria e Jashtme e Italisë dhe e Mbrojtjes kanë mohuar përfshirjen e ushtarakëve italianë në vrasje.
Një përgënjeshtrim ka ardhur edhe nga shërbimet sekrete. “Në Libi nuk janë në zhvillim aktivitete të këtij lloji dhe kjo për faktin se nuk është pjesë e perimetrit operativ të agjentëve tanë”, thuhet në një komunikatë të cituar nga agjencia e lajmeve “ANSA”.tch
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...