Ish-polici i Minneapolisit, Derek Chauvin i ka kërkuar gjykatësit që të hedhë poshtë akuzat kundër tij për vrasjen e George Floydt.
Avokati i Chauvinit tha se nuk ekziston ndonjë provë se është kryer vrasje e shkallës së dytë apo vrasje e shkallës së tretë.
Vrasja e Floydt shkaktoi protesta në të gjithë botën kundër racizmit sistematik dhe brutal të policisë, raporton CNN.
Ndërkohë, prokurorët pohuan se vrasja e personit me ngjyrë ishte aq mizore, sa që do të dëshironin dënime më të rrepta se sa parashihen në shtetin federal amerikan.
Prokurorët e rastit njoftuan se do të kërkojnë “dënime më të lartë” kundër Chauvin, J. Alexander Kuengit, Thomas Kiernan Lanet dhe Tou Thaot.
Ndryshe, Floyd vdiq më 25 maj pasi Chauvin i kishte vendosur këmbën në qafë për gati tetë minuta. Tre ish-policë të tjerë akuzohen për ndihmë në vrasje. Të katër oficerët u pushuan nga puna./tch/
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit