Një çift turistësh janë gjetur pa shenja jete, pasi kishin performuar një ceremoni satanike në një shtëpi miqsh në Greqi.
Trupat e Lilia Botuseva nga Bullgaria dhe i dashuri i saj gjerman në të 30-tat, ishin të mbuluar nga gjaku në një dhomë të marrë me qira në Vlachata, një fshat në ishullin Kefalonia, transmeton portali arbresh.info

Botuseva thuhet të ketë prerë veten me thikë para se partneri i saj të therte veten në vaskë.
Një pentagram satanik si dhe thika e qirinj janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Botuseva është raportuar si e humbur që nga 8 qershori i vitit 2017, e familja e saj e kërkonte edhe nëpër mediat sociale për ta gjetur vendndodhjen.

Sipas Neos Kosmos, dyshja kishte shkuar në Greqi me makinë me targa të rreme, që i dashuri i vajzës kishte marrë në Gjermani.
Ata, sipas fshatarëve në Vlachata shumë rrallë dilnin nga shtëpia./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës