Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se varianti Omicron i COVID-19 pritet të jetë varianti dominues i koronavirusit në Bashkimin Evropian nga mesi i janarit.
Por von der Leyen tha se ajo është e bindur se BE-ja ka “forcën” dhe “mjetet” për të kapërcyer sëmundjen, me mbi 66 përqind të popullsisë së BE-së tani të vaksinuar plotësisht, shkruan Euronews.
“Ashtu si shumë prej jush, edhe unë jam e trishtuar që edhe një herë këto Krishtlindje do të errësohen nga pandemia,” tha ajo.
Varianti i ri u identifikua për herë të parë nga studiuesit e Afrikës së Jugut dhe u caktua një “variant i shqetësimit” në fund të nëntorit. Teksa tani duket se përhapet shumë më shpejt se variantet e mëparshme të COVID-19.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve paralajmëroi se vetëm vaksinimi nuk do të parandalojë përhapjen e Omicron.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...