Pas shpalljes së tarifave nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka arritur në rezultate se gjithë shtetet duan të forcojnë lidhjet tregtare me BE-në
“Aktualisht po bëj biseda të panumërta me krerët e shteteve dhe qeverive në mbarë botën që duan të punojnë me ne për rendin e ri botëror. Të gjithë po kërkojnë më shumë tregti me Evropën dhe nuk ka të bëjë vetëm me lidhjet ekonomike. Ka të bëjë gjithashtu me vendosjen e rregullave të përbashkëta dhe me parashikueshmërinë. Evropa mund ta arrijë këtë“, tha presidentja e KE-së.
Që nga shpallja e tarifave të reja nga Trump më 2 prill, një valë pasigurie ka përfshirë tregtinë transatlantike, duke trazuar tregjet dhe duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian-SHBA.
Sipas Presidentes së Komisionit, Evropa është “vigjilente” dhe ka mundësinë të luajë “një rol të fortë në rendin e ri botëror që po shfaqet ngadalë”.
“Tani duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për të hapur tregje të reja për kompanitë tona dhe për të krijuar një marrëdhënie sa më të ngushtë me shumë vende që kanë të njëjtat interesa si ne”, theksoi ajo./rtsh.al/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...