Bashkimi Evropian duhet të bëjë plane emergjente për të ndërprerë plotësisht furnizimet me gazin rus.
Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, shkruan Sky News.
BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë furnizimet me energji dhe po përpiqet të gjejë burime të tjera, por Von der Leyen u shpreh se unioni duhej të ishte gati nëse Rusia bllokon furnizimet.
Disa javë më parë, Gazprom shkurtoi furnizimet e tij të gazit natyror përmes tubacionit Nord Stream, duke shtuar presionin ndaj Gjermanisë dhe të tjera shteteve për të gjetur burime zëvendësuese.
Bashkimi Evropian kohët e fundit ra dakord për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë një ndalim të importit të naftës ruse deri në fund të vitit. /euronews.al/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova