Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë janë kthyer tek shtetet e tyre pasiqë gjatë kësaj jave
Kanë vizituar kryeqytetin e Ukrainës Kievin, ku janë mirëpritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe stafi i tij.
Gjatë takimit të tyre me Zelenskyy-n, është përmendur edhe misioni i NATO-s në Kosovë, raporton arbresh.info.
Pas kthimit të kryeministrit të Polonisë, zyrtarët polak kanë bërë thirrje për një mision ndërkombëtar humanitar dhe paqësor të NATO-së në Ukrainë, ngjashëm me atë në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Błaszczak, ishte ai i cili e kishte prezantuar këtë mision në Bruksel gjatë takimit të NATO-s.
“Unë mendoj se është e nevojshme të kemi një mision paqeje – NATO, ndoshta një strukturë më të gjerë ndërkombëtare, por një mision që do të jetë në gjendje të mbrohet, i cili do të veprojë në territorin ukrainas”, citohet Kaczynski në një intervistë të publikuar në televizionin polak.
Kaczynski insistoi se ky mision do të ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe s’do të përbënte asnjë lëvizje provokuese.
Ndërsa sot, është bërë e ditur se NATO ka dërguar sisteme ajrore të mbrojtjes të tipit S-300 në Ukrainë.
Lajmin për dërgimin e sistemeve mbrojtëse e ka bërë të ditur kongresmeni Michael McCaul me anë të një postimi në Twitter. /K.G/arbresh.info/
Lexo edhe:
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme