Autoritetet amerikane dhanë urdhër të shtunën për evakuimin e diplomatëve dhe qytetarëve nga qyteti Wuhan, i cili është epiqendra e koronavirusit që tashmë është përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të organizojë një fluturim të veçantë të dielën për t’i larguar nga Wuhan-i stafin e Konsullatës së Përgjithshme dhe familjet e tyre. Raportohet se përmes këtij fluturimi do të largohen rreth 230 persona.
Ky vendim erdhi pas negociatave me Ministrinë e Jashtme të Kinës dhe agjencitë e tjera qeveritare të këtij shteti. Besohet se në Wuhan tash për tash ndodhen rreth një mijë shtetas amerikanë, shkruan “China Daily”.
Shtete e Bashkuara gjithashtu kanë vendosur që përkohësisht ta mbyllin Konsullatën e Përgjithshme në qytetin e prekur nga virusi.
Në aeroplanin e veçantë do të ketë mjekë amerikanë, të cilët do t’i kontrollojnë udhëtarët dhe do të kujdesen për parandalimin e përhapjes së virusit në rast se ndonjëri nga udhëtarët del të jetë i infektuar.
Ndryshe, Departamenti i Shtetit të enjten i paralajmëroi qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë drejt provincës Hubei të Kinës, ku janë regjistruar më së shumti raste të koronavirusit./arbresh.info/
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...